Lajme

​Hoti: Qeveria e përkushtuar për respektimin e të drejtave të fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 20 November 2020

Kryeministri Avdullah Hoti mori pjesë në konferencën për lansimin e rezultateve të Anketës Globale të Treguesve të Shumëfishtë 2020. Anketën ai e cilësoi si ndihmë konkrete që meriton vlerësim, ngaqë krijon pasqyrë të detajuar jo vetëm për fëmijët, por për mbarë shoqërinë tonë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që me tërë potencialin e vet të punojë për t’u siguruar fëmijëve tanë, pa dallim etnie, ngjyre e besimi, të gjitha mundësitë që t’i jetojnë dhe t’i shijojnë të drejtat që u takojnë dhe u garantohen edhe me legjislacionin në fuqi” , theksoi Kryeministri Hoti.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Hoti poashtu theksoi se si komb, kanë arsye të veçantë të krenohen me nobelisten tonë të paqes, Nënën Terezë, pasi që ajo, në Kalkutën e largët punoi me vullnet dhe sakrificë të jashtëzakonshme për fëmijët dhe njerëzit e tjerë të braktisur të atij vendi.

“Sipas shëmbëllimit të saj, le të punojmë të gjithë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të mbarë botës, tha Kryeministri Hoti.

Të tjera