Lajme

​Hoti priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 13 October 2020

Kryeministri Avdullah Hoti, priti përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, me të cilët diskutoi për angazhimin e Qeverisë drejt rimëkëmbjes ekonomike, si dhe krijimin e një ambienti sa më të mirë të të bërit biznes.

“Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 na obligon që të veprojmë në sinergji me të gjithë akterët, në mënyrë që të jemi sa më afër nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Ne tashmë i kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, po ashtu i kemi aktive mjetet financiare në vlerë prej 60 milionë euro që do t’i ndihmojmë bizneset, mirëpo nuk i kemi lënë pa përfshirë edhe kategoritë e tjera në nevojë dhe komunitetet ”, tha Kryeministri Hoti.

Sipas komunikatës qeveritare, Hoti dhe të pranishmit biseduan për dialogun e institucioneve të Kosovës me sektorin privat, Ligjin për Investime Strategjike, si dhe Fondin për Garantim të Kredive, të gjitha këto në funksion të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve.

Ndërsa, përfaqësuesit e EIC-së, duke e vlerësuar kryeministrin Hoti për pritjen, u zotuan se mbeten partnerë serioz në proceset e zhvillimit ekonomik, si dhe garantuan thellim të bashkëpunimit të mëtejmë.

Të tjera