Lajme

​Hoti: Komunat do t’i forcojnë kapacitetet me shkëmbimin e praktikave të komunave të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 18 October 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale.

Hoti ka shkruar në Facebook se përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë.

“Përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmohen komunat për të forcuar kapacitetet e tyre përmes shkëmbimit të praktikave më të mira me komuna në vendet e BE-së. Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në këtë drejtim, duke avanuar ligjin për financat e pushtetit lokal dhe rregullativën tjetër ligjore”, ka shkruar ai.

Të tjera