Lajme

​Haxhiu: Si ka mundësi të dihet aktgjykimi, pa u bërë publik ende nga Kushtetuesja

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 22 May 2020

Ministrja e Drejtësisë, njëherësh anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka lënë të kuptohet se Gjykata Kushtetuese tahsmë ka marrë vendim për dekretin e Presidentit Thaçi.

Përmes një shkrimi në facebook, Haxhiu po ashtu ka lënë të kuptohet se vendimi është në disfavor të tyre.

Ajo ka thënë se si është e mundur që vendimi të del në media para se të bëhet publik nga Kushtetuesja.

Ky është statusi i saj i plotë:

Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet ‘mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës’, e në anën tjetër orientimet e para të tyre qarkullojnë tek disa, përfshirë edhe në medie!

Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?!

Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli.

Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi.

Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë.

Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit!

Të tjera