Lajme

​Haradinaj për ngushëllime në familjen e heroit Afrim Zhitia

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 19 May 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar sot për t’i shprehur ngushëllime familjes së Osman Zhitisë për ndarjen nga jeta të birit të tyre, Sylës.

Haradinaj e ka vlerësuar Sylë Zhitinë, duke thënë se ai ishte veprimtar i shquar dhe zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Vizitë ngushëlluese në familjen atdhetare të Osman Zhitisë, për të ndarë dhembjen e kalimit në amshim të birit të tij, Sylës, veprimtarit të shquar dhe zyrtarit të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka thënë se Osman Zhitia ia fali njërin prej bijve më të mëdhej e të devotshëm të Atdheun, heroin Afrim Zhitia.

“Baca Osman, djemtë e tij i rriti në frymë të lartë patriotike dhe luftës për liri e çlirim, ia fali njërin prej bijve më të mëdhenj e më të devotshëm të Atdheut, Heroin e Kombit, Afrim Zhitinë”, ka shkruar Haradinaj.

Sylë Zhitia vdiq në mëngjesin e 17 majit, si pasojë e një problemi kardiovaskular.

Të tjera