Lajme

​Haradinaj i uron shërim të shpejtë Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 17 November 2020

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është infektuar me koronavirus.

Këtë lajm e ka bërë vetë Osmani përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

E për këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i cili i ka uruar Osmanit shërim të shpejtë.

“I uroj shërim të shpejtë presidentes në detyrë, Vjosa Osmanit. Po ashtu të gjithë qytetarëve që janë prekur nga ky virus”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të tjera