Lajme

​Haradinaj: Deklarata e krerëve të administratës amerikane, garancia që i nevojitet Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 27 March 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar deklaratën e krerëve të lartë të Administratës amerikane dhe Departamentit të Shtetit se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh, ka thënë se kjo është siguria më e madhe dhe garancia më e duhur që i nevojitet Kosovës sot për të ecur përpara.

“Kohën dhe energjinë më të madhe sa isha kryeministër, ia kam kushtuar luftimit të zërave konspirativ e të pasaktë, që dikur thonin se Amerika është për shkëmbim territoresh, duke synuar gabimisht largimin tonë nga aleati ynë historik, SHBA-të. Ai plan ka pasë mundësi të jetë në tavolina tjera, por asnjëherë në tavolinën e udhëhequr nga SHBA-të. Sonte, ndihem i përmbushur dhe i sigurtë, që kjo bindje po konfirmohet edhe deklarativisht. Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bar dhë dhe Ëashingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë”, ka shkruar ai.

Të tjera