Sport

​Federata e Spanjës njeh zyrtarisht Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 31 March 2021

Pas shumë skandaleve, fillimisht me mos pranimin e flamurit dhe himnit të Kosovës gjatë ndeshjes në stadiumin “La Cartuja”, dhe me mos përfshirjen e emrit të Kosovës në tabelën e Grupit B, Federata e Spanjës ka njohur zyrtarisht Kosovën.

Federata e Spanjës ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook”, për të paralajmëruar programin e sotëm, dhe po në atë foto shihet teksti “Spanjë-Kosovë”, përcjell KosovaPress.

Siç shihet, Spanja më në fund është dorëzuar para emrit të Kosovës, dhe tanimë e njeh atë si shtet dhe jo si territor.

Sot, me fillim nga ora 20:45, Spanja pret në shtëpi Kombëtaren e Kosovës, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022” në Grupin B.

Të tjera