Escobar dhe Lajcak vijnë nesër, priten mesazhe të qarta
Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 30 January 2022
Nesër do të mbërrijnë në Kosovë i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në vend pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë Asociacionin. Madje, sipas njohësve të procesit të dialogut, liderëve institucionalë do t’i parashtrohen edhe kërkesat e sekretarit amerikan, Blinken për gjetjen e zgjidhjes për të pagjeturit dhe marrëveshjen për energjinë në veri.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë për KosovaPress se pret që Lajçak dhe Escobar t’i kenë kërkesat e unifikuara sa i përket palës kosovare.
Ai thotë se të njëjtit do të kërkojnë përshpejtim të dialogut në tema të caktuara.
“Besoj se zotëri Lajcak dhe Escobar do t’i kenë të unifikuara kërkesat sa i përket palës kosovare. ShBA-të po mundohen në një mënyrë të riformatizojnë dialogun, përshpejtuar me tema të caktuara. Ndoshta për t’i dhënë edhe një kornizë me afate, pasi nuk mundet të shkojë në dialog për dhjetë vite dhe të flitet për tema të njëjta. Po besoj se kërkesat do të ndërlidhen edhe me kërkesën e sekretarit Blinken, sa i përket marrëveshjes për energjinë në veri të Kosovës, të pagjeturit dhe normalisht për të gjitha vendimet të gjykatave që duhet të zbatohen nga institucionet e Kosovës”, thotë ai.
Presion më të madh të Escobar dhe Lajcak për themelimin e Asociacionit po pret, analisti politik, Arton Demhasaj.
“Mesazhet do të jenë të qarta, ato kanë me pa se cili është qëllimi politik në Kosovë për këto mesazhe. Pastaj do të priten edhe zgjedhjet në Serbi që do të mbahen në fillim të prillit, sapo të krijohen institucionet e reja në Serbi me gjasë shumë shpejt mund të ketë takime që do të mbahen me pretendimin që marrëveshja mund të afrohet… Mesazhet do t’i jepen ndoshta edhe në mënyrë të shkruar para kryeministrit Kurti, që duhet urgjentisht të rikthehet në tavolinën e dialogut me pretendimin se shumë shpejt të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfundonte me njohje reciproke… Me gjasë presioni i zotëri Lajcak edhe Escobar do të lidhet me çështjen krijimit të Asociacionit dhe pastaj të ketë një marrëveshje përmbyllëse që do të përfundonte me njohje reciproke”, thotë ai.
Megjithatë, pavarësisht vizitës treditore të ndërmjetësuesve të dialogut, Dritëro Arifi thotë se nuk do të ketë dinamikë të madhe të dialogut para zgjedhjeve në Serbi.
“Nuk mendoj se mund të përshpejtojë (dinamikën e dialogut) të paktën para prillit. Edhe nëse mund të ketë ndonjë takim mund të jetë sa për t’i qetësuar palët. Në një mënyrë për të përcjellë një fotografi se palët kanë gjetur mirëkuptim. Do të jetë më shumë një takim sa për të treguar një paqe mes dy kombeve. Besoj se takimet më të nxehta do të bëhen pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi”, shton ai.
Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Escobar dhe Lajçak do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga ShBA.

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...





























