Lajme

​Ekzekutohen pagesat për masën 15 të pakos emergjente

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 29 June 2020

Ministria e Financave sot ka realizuar pagesat për masën 15 të pakos emergjente kundër koronavirusit, në shumë prej 1 milion e 991 mijë e 210 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Ministrja Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

“Me këtë rast, lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Bajrami në një postim në Facebook.

Të tjera