Lajme

​E kritikoi se nuk e njeh gjuhën shqipe, kjo është përgjigjja e Duda Balje për Driton Selmanajn

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 12 October 2020

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj gjatë fjalimit sonte në Kuvend në lidhje me çështjen e personave të pagjetur, deklaroi se deputetja Duda Balje nuk e flet dhe nuk e kupton mirë gjuhën shqipe.

Kjo ka shkaktuar reagimin e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur Duda Balje, e cila në një postim në Facebook i është drejtuar Selmanajt me fjalët, se ‘nuk është punë e jotja sa e njoh gjuhën shqipe’.

“Zv. kryeministër Selmanaj sa e njoh unë gjuhën shqipe dhe sa e flas nuk duhet të jetë çështje e fjalimit tuaj në foltore të Kuvendit. Jam përkushtuar shumë që ta mësoj dhe ta flas gjuhën shqipe. Dhe për ta kuptuar kur lexoj dhe dëgjoj jam shumë në rregull me gjuhen shqipe. Unë, dhe anëtarët e komisionit kemi lexuar e-mailin që keni dërguar ju, shqip ashtu siç ju e keni shkruar. Për mua çështja e të pagjeturve është dhe mbetet temë që duhet të jetë kryefjala e angazhimit tim dhe me këtë temë nuk bëj politikë”, ka shkruar Balje.

Të tjera