Sport

​Drejtori i Dortmundit hapet për shitjen e dyshes Haaland – Sancho

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 05 April 2021

Erling Haaland është njëri nga sulmuesit më në formë për momentin në Evropë dhe kjo ka bërë që skuadrat më të mira evropiane të shfaqin interesim për shërbimet e tij.

Javën e kaluar agjenti i tij Mino Raiola pati takime të njëpasnjëshme me drejtuesit e Barcelonës dhe ata të Real Madridit dhe kjo ngjalli spekulime se e ardhmja e lojtarit do të jetë tek ndonjëra prek këtyre dy klubeve, përcjellë KosovaPress.

Tani për të ardhmen e tij ka folur edhe drejtori i Borussia Dortmundit Watske i cili ka deklaruar se do të flasin me Haaland për të ardhmen e tij.

“Do të flasim me Haaland. Ne duam që ai të jetë i lumtur për të qëndruar në BVB vitin e ardhshëm. Nuk ka asnjë plan alternativ.”, tha Watske për “DAZN”.

Por jo vetëm kaq, Watske e ka lënë të hapur mundësinë edhe për shitjen e mesfushorin e talentuar Jadon Sancho.

“Duhet të flasim edhe me Sanchon. Nëse ka një ofertë të jashtëzakonshme, do ta diskutojmë me lojtarin dhe agjentin si gjithmonë “, tha në fund ai.

Të tjera