Lajme

​Deputetja e PDK-së preket me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 19 November 2020

Floreta Zejnullahu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë të ditur se është prekur nga infeksioni koronavirus.

Ajo në një postim më Facebook ka shkruar se po e kalon sëmundjen së bashku me gjyshin e saj.

“Deri tani me simptoma të lehta dhe pa ndonjë problem të madh shëndetësor. Urojmë që gjithë të infektuarit ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë. Ju lutem, ruani distancën dhe mbani maskat që ta mbroni veten dhe të tjerët”, shkruan deputetja Zejnullahu.

Të tjera