Sport

​“Dardanët” paralajmërojnë grumbullim për ndeshjen me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 14 October 2020

Sonte do të vazhdojë Liga e Kombeve me ndeshje shumë interesante ku ndër to është edhe Kombëtarja e Kosovës kundër asaj të Greqisë.

Kjo përballje do të luhet në Athinë në stadiumin “Athens Olympic Stadium” me fillim nga ora 20:45.

Me rast të pandemisë Covid-19 tifozët nuk janë të lejuar të udhëtojnë, gjë e cila ka bërë që tifozët e Kosovës “Dardanët” të organizojnë mbledhje në Fanclub që ta shikojnë lojën së bashku.

Në një komunikatë përmes rrjetit social “Facebook” faqja zyrtare e “Dardanëve” kanë konfirmuar se do ketë grumbullim për ta shikuar këtë përballje së bashku.

“Sonte nga ora 18:00 grumbullohemi të gjithë tifozët në Fanclub për të përcjellur së bashku ndeshjen kundër Greqisë” lajmëruan ata përmes “Facebook”.

Të tjera