Lajme

​Çdo dhurues i 20-të i gjakut u infektua para rastit të parë të koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 21 May 2020

Çdo dhurues i njëzet i gjakut në Milano zhvilloi antitrupa ndaj Covid-19 para rastit të parë zyrtar pozitive në Itali në fund të shkurtit.

Një analizë e Poliklinikës së Milanos konfirmon se virusi po qarkullonte në Itali përpara 21 shkurtit, kur rasti i parë zyrtar u konfirmua në Codonjo, shkruan gazeta italiane Corriere della Sera.

Studimi, i cili përfshin 800 dhurues gjaku, të publikuar në faqen e internetit “medRxiv”, tregon se në fillim të epidemisë, 4.6 për qind e dhuruesve të gjakut tashmë kishin antitrupa ndaj virusit Covid-19, dhe kjo përqindje u rrit në 7.1 për qind në fillim të prillit.

Studimi u krye nga ekspertë të Departamentit të Transfuzionit të Poliklinikës së Milano në bashkëpunim me Universitetin e Milanos dhe disa studiues të tjerë nga institucionet shëndetësore në kryeqytetin e Lombardisë, rajoni më i prekur në Itali.

Theksohet se mostrat e gjakut të ruajtur janë përdorur për të përcaktuar praninë e antitrupave, dhe jo sepse virusi transmetohet përmes gjakut.

Corriere della Sera thekson se hulumtimet kanë treguar që kryesisht të rinjtë u infektuan së pari, dhe se rastet e fundit kanë më shumë lidhje me njerëzit e moshuar.

Italia, me më shumë se 32,000 vdekje nga efektet e Covid-19 që nga fillimi i krizës, është e treta në botë për sa i përket numrit të viktimave të këtij virusi pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Virusi Covid-19 shkaktoi bllokadën më të gjatë në Evropë në Itali, nga e cila, pas më shumë se dy muajsh, vendi po del gradualisht, duke u përballur me pasoja të rënda ekonomike.

Të tjera