Lajme

​Britania e bindur në suksesin e sulmeve ajrore në Siri

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 14 April 2018

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë kryer sulme ajrore ndaj caqeve ku dyshohet për armë kimike të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Kryeministrja britanike, Theresa May është e bindur në suksesin e këtyre sulmeve, raporton The Indepedent, përcjell KosovaPress.

Britania e Madhe pohon se raketa “shumë të suksesshme” kanë degraduar armët kimike të Assad-it.

-Advertisement-

Sulmin në Douma, May e quajti si të egër dhe të neveritshëm, duke shtuar se beson në suksesin e këtij aksioni ushtarak të perëndimit. Ajo ka shtuar se shpreson që këto sulme do të dërgojnë mesazh te të tjerët, përveç Sirisë, në lidhje me përdorimin e armëve kimike.

Operacioni nga tre aleatët erdhi mëngjesin e hershëm të së shtunës, pas atij që dyshohet të jetë sulm kimik në Siri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera