Rajoni dhe Bota

​Borrell në vetizolim

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 13 October 2020

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell është vendosur në vetizolim pasi një anëtar i delegacionit të BE me të cilin udhëtoi në Etiopi, doli pozitiv në testin për koronavirus.

“Testi im të dielën ishte negativ. Në përputhje me rregullat, unë jam në vetizolim dhe do të bëj një test tjetër”, njoftoi Borrell në Twitter.

Numri i zyrtarëve të BE-së të prekur nga vala e re e koronavirusit po rritet. Komisioni Evropian thotë se mbi 160 punonjës të këtij institucioni u testuan pozitivë për virusin korona.

Komisionari për Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi është aktualisht në vetizolim pas vizitës në Ballkanin Perëndimor, pasi dikush nga përcjellësit e tij doli pozitiv në testin për COVID-19.

Të tjera