Lajme

​BIK-u mbështet masat e lehtësimit kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 21 May 2020

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, është takuar sot me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Ternava, me të cilin ka biseduar për punën e institucioneve në luftimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, në fazën e dytë të lehtësimit të masave.

Me këtë rast Myftiu Ternava vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në menaxhimin e kësaj situate, duke vënë në pah se BIK-ut do të vazhdojnë të mbështesë këto masa, të cilat deri më tanë kanë treguar rezultate të kënaqshme.

Ndërsa ministri Sveçla falënderoi Myftiun Ternava, për konsistencën e qëndrimeve në respektim të masave të Qeverisë në detyrë dhe për mbështetjen e gjithmbarshme për tejkalimin sa më mirë të gjendjes me COVID-19.

Të tjera