Lajme

​BIK: Njoftimin për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit e bëmë me kërkesë të familjes

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 08 June 2017

Vdekjen e terroristit kosovar, Lavdrim Muhaxheri, e ka njoftuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), duke bërë një njoftim zyrtar në xhaminë qendrore të Kaçanikut.

Florim Neziraj, kryetar i BIK-ut në Kaçanik, e ka konfirmuar për Express këtë lajm.

“Ne e kemi bërë njoftimin si BIK që ka vdekur Lavdrim Muhaxheri. Kjo ishte kërkesë e familjes së tij dhe jo që ne kemi ndonjë informacion tjetër. Ky njoftim ishte më shumë që të njoftohen qytetarët se e pamja vazhdon për të në pesë ditët e ardhshme”, ka thënë për Express Neziraj.

-Advertisement-

Vdekja e Lavdrim Muhaxherit është njoftuar fillimisht nga përdorues anonim të Facebook’ut e për tu konfirmuar po Facebook më vonë edhe nga të afërm të tij.
Express’it i ka thënë Policia e Kosovës që edhe ata e kanë këtë informacion, por duke pasur parasysh situatën në Siri e Irak nuk mund të thonë me siguri të plotë se Muhaxheri është vrarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera