Uncategorized

​Barça synon të përfitojë nga pronarët e rinj të Newcastle, ua ofron yllin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 04 November 2021

Pronarët e rinj arab të Newcastle United raportohet se janë dukë planifikuar që të fillojnë me investime seriozë në klub duke filluar që nga merkatoja e janarit.

Deri më tani janë përmendur disa emra që shihen se alternativa të mundshme për t’u bërë pjesë e skuadrës angleze. Njëri prej tyre është edhe braziliani Philippe Coutinho për të cilin gazeta spanjolle “Sport” raporton se Barcelona është e gatshme që ta shes për shkak se ai nuk ka arritur që t’i përmbush pritjet e klubit, përcjellë KosovaPress.

Klubi katalanas ende e sheh Coutinhon si zëvendësues dhe, duke pasur parasysh pagën e tij të lartë, ata besojnë se ai nuk po e justifikon qëndrimin në këtë klub.

-Advertisement-

Dhe kështu Barça planifikon ta ofrojë atë te Newcastle në janar dhe do të ishte e gatshme të pranonte një huazim me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera