Lajme

​Banorët kapin hajnat pas vjedhjes në një fshat

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 06 October 2021

Dy të dyshuar pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë në fshatin Mleqan të Malishevës, dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 7000 euro.

Të njëjtit në ikje janë kapur nga banorët e fshatit, ndërsa si prova materiale u anë sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, 1400 euro para të gatshme dhe disa stoli ari.

Afër vendit të ngjarjes është gjete një pistoletë me 3 fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast nga të dyshuarit, një gëzhojë fisheku dhe disa stoli ari. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Të tjera