Lajme

​Babai i preket me COVID, Gent Cakaj kërkon ndihmën e qytetarëve për dhurim të plazmës së gjakut

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 17 March 2021

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook kërkon ndihmën e qytetarëve për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv për babanë e tij, Shkëlzen Cakaj.

“I shtrënguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babanë tim, Shkëlzen Cakaj. Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa! Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkëlzen Cakaj”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se të gjithë ata që kanë mundësi mund ta kontaktojnë drejtpërdrejt edhe në numrin e telefonit +38345101998.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera