Lajme

​Arrestohet një 36-vjeçar në Sojevë të Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 13 October 2021

Një 36 vjeçar është arrestuar në fshatin Sojevë të Ferizajt. Ai ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje” me dënim burimi prej një muaji.

Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ai tashmë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Vjedhje’ me dënim burgimi prej një (1) muaji. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën për medie nga policia.

Të tjera