Arrestohet në Dibër i dënuari me 5 vjet në Itali
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 14 January 2021
Policia Kufitare e Bllatës në Dibër ka arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Kështu kanë njoftuar policia në Shqipëri.
“Kapet dhe ndalohet një 41-vjeçar, me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian. Me datë 13.01.2021 nga Policia Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në P.K.K. Bllatë është bërë kapja dhe më pas edhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin i shtetasit: K. K., 41 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma / Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H., pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.
Të tjera
-
Isa Mustafa: LDK do dëshironte që Kurti ta udhëhiqte listën e Vetëvendosjes
Gjatë ditës së djeshme Paneli për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore mori vendi...
-
Logoja e Apple mbrapa telefonit nuk është badihava, ky është funksioni i saj
A e dinit se logoja e kompanisë Apple në telefonat smart nuk është vetëm pjes...
-
Kancelari Kurz dhe Hoti bisedojnë për procesin e liberalizimit të vizave
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar n...
-
Avokati i Popullit: Gjatë pandemisë u shkelën të drejtat e pacientëve me HIV dhe Tuberkuloz
Institucioni i Avokatit të Popullit, publikoi Raportin në lidhje me qasjen në...
-
KEDS njofton përsëri për ndërprerje të rrymës
KEDS ka njoftuar se si rrjedhojë e punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të...
-
Presidenca kërkon që Policia të nis hetimet pas kërcënimeve ndaj Osmanit
Pas kërcënimeve që ka marrë u.d e presidentit, Vjosa Osmani përmes rrjetit so...
-
Matoshi: Kosova është zhytur në m*t
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, aktorja Adriana M...
-
Personat me COVID-19 nuk do të mund të votojnë në qendrat e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhojë 200 ekipe mobile, të cilat do ...
-
132 raste aktive me COVID-19 në Malishevë
Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në territorin e s...
-
Lajçak: Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë, një ide shumë e rrezikshme
Përkundër pandemisë Covid-19, masave shtrënguese dhe krizës ekonomike, Ballka...
-
Përfaqësuesi ligjor i VV paralajmëron veprimin e radhës në qoftë se Supremja hedh poshtë ankesën
Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendim...
-
Kërcënimi ndaj Vjosa Osmanit, reagon burri i saj
Shefi i stafit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka njoftuar se ushtruesja e dety...