Arrestohen tetë persona për rrahjen e djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq
Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 22 February 2021
Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona, në mesin e tyre edhe një të mitur, lidhur me incidentin e sotëm në Llapnasellë.
Djali i kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, njëherësh ish-ministrit Nenad Rashiqit është rrahur sot nga disa persona në afërsi të shkollës në Llapnasellë.
Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin për KosovaPress, duke thënë se personi i sulmuar ka pësuar lëndime trupore me ç’ rast ka kërkuar edhe ndihmën mjekësore.
“Sot, rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën, njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person mashkull ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor tetë persona të dyshuar, prej tyre një i mitur”, ka thënë Ahmeti.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të rastit.
Të tjera
-
Partitë e komuniteteve jo-serbe pritet të ankohen në PZAP
Partitë e komuniteteve boshnjak e rome, pritet të ankohen në Panelin Zgjedhor...
-
Padia ndaj Ragmi Mustafës, Haradinaj-Stublla: Për Serbinë vetëm shqiptari i vdekur është i mirë
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka reaguar...
-
Haziri “qetëson” tonet, thotë se do ta mbështes cilindo që zgjidhet kryetar i LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedh kryetarin e ri të partisë më 14 mar...
-
Vdes gruaja e Adem Demaçit
Xhemajlije Hoxha- Demaçi, gruaja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem De...
-
Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Qeverisë: Ju nuk jeni shteti, shteti është edhe populli
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka b...
-
Kërkohet krijimi i insitucioneve të reja që të miratohen projektligjet për t’i dal në ndihmë qytetarëve në kohë pandemie
Ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) p...
-
Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes
Mbrëmjen e sotme, bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka...
-
Osmani tek tani shqyrton faljen e të burgosurve, nuk fali as më 17 shkurt as për Vitin e Ri
Është zor e imagjinueshme të mos i ketë kujtuar vuajtjet e Adem Demacit sa is...
-
MPJ i reagon Rusisë: Keni tendencë përçarëse për ta penguar pajtimin tonë me Serbinë
Një ditë më parë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zak...
-
Flet personi që vodhi semaforin në Mitrovicë
Një qytetar ditë më parë mori një semafor në qendër të Mitrovicës. Ani pse u ...
-
Problemet post-Covid, rriten vizitat për problemet në zemër
Covid-19 krahas mushkërive, shkakton ndërlikime në tru, në zemër dhe në enët ...
-
Ironizojnë nga PDK’ja: Kurti po konsultohet me Korenicën për t’iu përgjigjur Izraelit
Anëtari i PDK’së, Betim Gjoshi, ka përdorur ironinë për mënyrën e reagimit të...