Lajme

​Ambasada e Italisë përshëndet formimin e Qeverisë Hoti, premton mbështetje për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 03 June 2020

Ambasada italiane në Prishtinë ka përgëzuar kryeministrin e ri, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re të vendit.

Në një deklaratë për media thuhet se Italia është e gatshme ta mbështesë Qeverinë e re të Kosovës në përmbushjen e sfidave dhe prioriteteve, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rifillimin e dialogut me Beogradin me lehtësimin e BE-së.

Deklarata e plotë:

Italia uron Qeverinë e re të Kosovës. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim atë në përmbushjen e sfidave dhe prioriteteve të sotme, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit; çuarjen përpara të agjendës së reformës, e cila po ashtu është e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik; dhe rifillimin e dialogut me Beogradin me lehtësimin e BE-së. Ne i urojmë Kryeministrit të ri Hoti dhe ekipit të tij suksese në vazhdën e prosperitetit dhe paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për rajonin.

Të tjera