Ahmeti: Më 30 shtator votohet ardhmëria e Maqedonisë
Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 19 September 2018
Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator ka qëndruar në para banorëve të vendbanimeve të Shuto Orizare, Butel dhe Cucer Sandev ku para banorëve të kësaj komune u është sqaruar rëndësia e këtij referendumi që njëherit është historik për Maqedoninë për tu anëtarësuar në NATO.
Siç njofton BDI, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, banorëve prezentë të banorëve të vendbanimeve të Shuto Orizares, Butelit, dhe Cucer Sandevës u bëri me dije se më 30 shtator nuk është një votim i thjeshtë, por më 30 shtator votohet ardhmëria e këtij vendi, pra me 30 shtator votohet se a do të kemi shtet stabil me zhvillim dhe përparim.
“Ne na ngelet për detyrë që të mobilizohemi të gjithë dhe suksesi të mos mungojë. Ne kërkojmë NATO, ne kërkojmë Bashkimin Evropian. Të kishim ngelë në duart të Rusisë ne do të ishim përtej Adriatikut. Prandaj vëllezër e motra ne as nuk do ishim në tokat tona, andaj dhe duam anëtarësim në aleancën politiko ushtarake të jemi anëtarë të denjë dhe të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian se ashtu e zhvillojmë ekonominë ashtu do e parandalojmë edhe shpërnguljen e njerëzve që kanë shkuar për një jetë më të mirë dhe kështu krijojmë kushte ti kthejmë. Të mos hezitojmë se të mirat do vinë, nga ne pritet vullnet i fortë dhe i mirë të punojmë pasi vitin e ardhshëm do të anëtarësohemi në NATO dhe ju sigurojë se ne do të jemi në këtë aleancë. Me 30 shtator votohet për Maqedoninë, për të ardhmen e këtij vendi,” u shprehë kryetari i BDI-së.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para banorëve të vendbanimeve të Shuto Orizares, Butelit dhe Cucer Sandev ka qenë prezent së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ish kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhitin, deputetin Artan Grubin dhe Ejup Alimin.
Të tjera
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...