Lajme

​Ahmeti apel Qeverisë: T’i ndihmojmë financiarisht qytetarët e prekur me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 17 November 2020

Pacientët me Covid-19 po përballen me kosto të lartë të shpenzimeve, të cilat për shumicën janë të papërballueshme.

Kështu po thotë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se janë të gatshëm të bashkëfinancojnë një ndihmë të tillë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon.

Ky është postimi i tij i plotë:

Përpos krizes ekonomime të përgjithshme, është edhe një aspekt akut i krizes. Shpenzimet shëndetësore të pacientëve pozitiv nga xhepi janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve. Këto shkojnë prej një minimumi prej 50 e deri në 400 euro. Tash mund të ankohemi pse Kosova qe 20 vite nuk e ka -ose në vitet e fundit – nuk e zbaton ligjin për sigurime shëndetësore ose që qeveria kuvendi të aprovojnë një ndihmë të barabartë për çdo pacient në emër të shpenzimeve shëndetësore.

P.S. Këtu nuk po flasim për bukë, asistencë sociale apo ndihmë për papunësi. Po flasim për teste, rentgene e barna që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik

Si Prishtinë, jemi të gatshëm të bashkëfinancojmë një ndihmë të tillë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon

Të tjera