Lajme

​A do ta çojë PDK vendin në zgjedhje të reja, Enver Hoxhaj jep detajet

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 16 November 2020

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ka komentuar mundësinë e hyrjes së kësaj partie në Qeverinë Hoti, si dhe rreth postit të presidentit.

Ai në Debat Plus të TV Dukagjini ka thënë se nëse Qeveria Hoti nuk ka votat e mjaftueshme, atëherë partnerët e koalicionit qeverisë duhet të konsultohen me Partinë Demokratike të Kosovës.

“U takon partnerëve të koalicionit qeverisës se në çfarë mënyre do ta udhëheqin procesin e zgjedhjes së presidentit. LDK-AAK, Nisma, komuniteti serb dhe pakicat tjera duhet të jenë të qarta si e shohin zgjedhjen e presidentit. Derisa e udhëheqin vendin, ata duhet të koordinohen dhe të mos kenë qëndrime të ndryshme. PDK nuk e ka trajtuar deri më tash këtë çështje dhe nuk kemi qëndrim të plotë”, u shpreh Hoxhaj.

Të tjera