Lajme

​7 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 21 September 2021

Sot bëhen 7 vjet nga vizita historike e Papa Françeskut në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Papa qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, duke i bërë Shqipërisë një jehonë të madhe për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.

Papa Françesku kishte zgjedhur Shqipërinë, si vizitën e parë të tij në Evropë. Fjalimin e parë, e mbajti në presidencë, për të vazhduar pastaj fjalimin në meshën e shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.

-Advertisement-

Papa u prit nga dhjetëra-mijëra shqiptarë të të gjitha besimeve fetare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera