Lajme

​126 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 18 November 2020

126 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

102 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 16 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga spitali njoftojnë se 3 pacientë janë shëruar nga virusi korona.

“Aktualisht po trajtohen 126 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 102 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

E gjatë 24 orëve të fundit, 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

• 145 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 98 Rëntgen, 34 EHO dhe 13 CT-ja.

Të tjera