11 mësimdhënës dhe 9 nxënës të infektuar me koronavirus në shkollat e Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus
13:17 | 22 February 2021
Gjendja e përgjithshme pandemike nëpër shkollat e komunës së Mitrovicës aktualisht është stabile.
Që nga fillimi i vitit të ri shkollor në Mitrovicë me Covid-19 janë infektuar 11 mësimdhënës dhe 9 nxënës, ndërsa aktualisht në këtë komunë nga gjithsej 32 shkolla, 30 janë duke zhvilluar mësimin sipas skenarit A.
Ismet Ferizi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor në kohë pandemie, skenari A që nënkupton mësimin fizik në shkolla, skenari B mësimin e kombinuar, dhe skenari C mësimin online nga platforma të ndryshme.
Sipas tij, institucionet përgjegjëse komunale kanë arritur t’i dalin përballë jashtëzakonisht mirë kësaj situate, pavarësisht rrethanave të krijuara.
“Shumica e shkollave që gjithsej janë 32, nuk e kanë ndërprerë punën asnjëherë me skenarin A…Deri tash i kemi të regjistruar vetëm 9 nxënës të infektuar me Covid-19, kurse numri i mësimdhënësve të infektuar ka qenë 11, mbase ky numër lëvizë nga dita në ditë, por aktualisht është ky numër, që konsideroj se nuk është edhe aq shqetësues. Aktualisht gjendja është stabile dhe nuk kemi ç’rregullime të mëdha të procesit mësimor. Mund të them se i kemi dalë përballë shumë mirë kësaj situate krahasuar me rrethanat që kanë qenë. Fati ka dashur, por edhe organizimi ynë e ka bërë të veten që kjo punë të menaxhohet në formë të mirë”, ka thënë Ferizi për KosovaPress .
Edhe Vejsel Abdurrahmani, koordinator i cilësisë në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”, në Mitrovicë, theksoi se gjendja aktuale sa i përket pandemisë është stabile.
“Nga gjithsej 29 arsimtarë, 7 arsimtarë në gjysmëvjetorin e parë kanë qenë të infektuar me Covid-19, mirëpo për fat të mirë nxënësit nga shkolla e mesme nuk janë infektuar dhe kemi qenë shumë me fat si shkollë që nuk ka ardhur deri te shpërndarja e virusit edhe tek nxënësit. Aktualisht shkolla ka kaluar në skenarin A, gjendja është stabile, nuk ka evidentim të ndonjë rasti brenda shkollës”, u shpreh Abdurrahmani.
Të tjera
-
BE ”shuan” shpresat për Shqipërinë
Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar r...
-
Gjest i fisnik i familjes Hoti, falë gjakun e 4 vjeçarit
Familja e 4-vjeçarit që vdiç dje pasi u aksidentua nga një makinë, sot ia ka ...
-
Publikohen pamje të rralla: Fjalimi emocionues i vajzës së Adem Jasharit në vitin1998 para ushtarëve të UÇK-së
Ajo nuk kishte disa muaj që kishte humbur gjithë antarët e familjës në një pë...
-
Meliza Haradinaj reagon pasi kandidatja e AAK-së tha se ajo u bë deputete duke manipuluar me vota
Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kandi...
-
Përplasja mes kamionit të betonit dhe veturës, Polica jep detaje
Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:06 në Rrugën B ndërmjet një kamioni të ...
-
Marsi i lavdisë dhe krenarisë kombëtare, marsi i Jasharëve
Kanë kaluar plotë 23 vjet nga dita kur barbarisht u sulmua familja Jashari ng...
-
Numri i të vdekurve në Itali më 2020, më i larti që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të COVID-19
Italia regjistroi më shumë vdekje në vitin 2020 se çdo vit tjetër që nga Luft...
-
Shpallet fituesi i aeroportit të Vlorës/ Do ta ndërtojë kompania shqiptaro-turke, pjesë edhe Behgjet Pacolli
Konsorciumi “Mabco Construction” ka fituar garën për ndërtimin e Aeorporit të...
-
Kur do të vijë vaksina kundër COVID-19 në Kosovë?
Drejtori në Zyrën për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka tr...
-
Rikthehet i ftohti, fundjavë me shi dhe borë
Në fundjavë më ftohtë. Të shtunën në mëngjes shi dhe borë. Nga e diela me kth...
-
Si u vra Adem Jashari – Rrëfimi ekskluziv i bashkëluftëtarit të tij
Sot bëhen 23 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes ...
-
Bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregon fjalët e komandantit kur tanku serb hyri në lagjen e Jasharëve
Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në...