Lajme

​1 mijë e 157 raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 11 October 2021

Qytetarët vazhdojnë të përballen me koronavirus. Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me COVID-19.

Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), kanë njoftuar për katër raste të vdekjes dhe 12 raste të reja pozitive me COVID-19.

Institucionet shëndetësore e shtetërore bëjnë thirrje për vaksinim antiCOVID-19. E prej fillimit të procesit të vaksinimit deri m sot janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Ndërsa 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të tjera