Lajme

​ Arrestohet një person për vrasje të pasluftës

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 28 January 2020

Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 në komunën e Klinës, me autorizim të prokurorit të shtetit, është arrestuar nga hetuesit rajonalë në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë një person i dyshuar për një rast të vrasjes në vitin 1999.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe ai me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Sektori Rajonal i Hetimeve i Policisë së Kosovës në Pejë për të dyshuarin ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Pejë, kurse prokurori i shtetit për të dyshuarin ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës, Departamenti për Krime të Rënda.

-Advertisement-

Ky rast në Prokurorinë Themelore të Pejës ka qenë në rastet e shenjëstruara të vrasjeve të pasluftës të ndodhura në kompetencën territoriale të këtij institucioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera